Basha uron besimtarë katolik nga Kisha e Jubës: Qoftë një fillim i ri për të gjithë shqiptarët

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë për vizitë tek Kisha e Jubës, në kuadër të festës së Pashkëve. Basha uroi të gjithë besimtarët Katolik për një Pashkë sa më të mbarë dhe për një fillim të ri për të gjithë.

“Don Mirgeli faleminderit për mikpritjen. Ju uroj nga zemra me shëndet pashkët. Gëzuar e për shumë vjet ju, gjithë besimtarëve katolik të Jubës së Durrësit, Shqipërisë e mbarë kombit shqiptarë. Edhe simbolika e kësaj feste është dita e ripërtëritjes. Ripërtëritjes të besimit, të jetës, të virtytet e jetës, e restartit ka thënë Papa Francesko para dy vjetësh, e fillit të ri. Qoftë një fillim i ri jo vetëm për besimtarët katolik për vëllezërit e motrat e besimit katolik por për të gjithë shqiptarët. Me shëndet e gëzuar për shumë vjet pashkët”, u shpreh Basha.

Artikulli i mëparshëmPapa Françesku uron Pashkën për besimtarët në gjithë botën: Edhe nga rrënojat e zemrës sonë, Zoti mund të ndërtojë një vepër arti
Artikulli i radhësAksident në punë/ Bie nga skela 55-vjeçari në Pogradec, dërgohet me urgjencë në spital