Papa Françesku uron Pashkën për besimtarët në gjithë botën: Edhe nga rrënojat e zemrës sonë, Zoti mund të ndërtojë një vepër arti

0
Papa Francesco uron Pashkën: Edhe nga rrënojat e zemrës sonë, Zoti mund të ndërtojë një vepër arti

Mbrëmjen e së shtunës, Papa Françesku mbajti meshën e shenjtë të Pashkës, e dyta që zhvillohet ndryshe për shkak të masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në mesazhin e tij dedikuar besimtarëve në Vigjiljen e Pashkëve në bazilikën e Shën Pjetrit, Papa Françesku u shpreh se ‘është gjithmonë e mundur të fillojmë nga e para sepse ekziston gjithmonë një jetë e re që Zoti është i aftë të rifillojë tek ne përtej të gjitha dështimeve tona. Edhe nga rrënojat e zemrës sonë, Zoti mund të ndërtojë një vepër arti’.

“Dhe në këto muaj të errët të pandemisë dëgjojmë Zotin e ngjallur që na fton të fillojmë përsëri, për të kurrë mos e humb shpresën tonë “, shtoi Ati i Shenjtë.

Artikulli i mëparshëmSHBA/ Kapet sasia e madhe e kokainës me inicialet e Cristiano Ronaldo
Artikulli i radhësBasha uron besimtarë katolik nga Kisha e Jubës: Qoftë një fillim i ri për të gjithë shqiptarët