Dita e hënë ka nisur me lëkundje të njëpasnjëshme në vendin tonë. Pas dridhjeve që janë shënuar rreth orës 6:00 të mëngjesit afër Tiranës, së fundmi, Qendra Sizmologjike Evropiane, njofton se një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të shkallës rihter është regjistruar 21 kilometra larg nga Tepelena dhe 109 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit.
Po ashtu, lëkundje po me të njëjtën madhësi, janë regjistruar edhe në Himarë. Sakaq, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ndjerë edhe dy lëkundje tërmeti në Tiranë.