Mourinho: Jam i zhgënjyer, erdhëm për fitore!

0
Mourinho: Jam i zhgënjyer, erdhëm për fitore!

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka mbetur i zhgënjyer pas barazimit ndaj Newcastle United.

“Spurs” ishin duke fituar me rezultat 1 – 2, por disa minuta para përfundimit, Joelinton barazoi shifrat në 2-2. Tekniku portugez ka mbetur i zemëruar dhe tha që në këtë ndeshje kërkuan vetëm fitore.

“Jam i zemëruar. Duhet ta fitonim ndeshjen dhe erdhëm për fitore. Ne gjithmonë i japim shansin Newcastle që të jenë në lojë”.

“Patëm rastin ta bëjmë 3 – 1 dhe pastaj pësuam në fund”, u shpreh Mourinho.

Tottenham momentalisht renditët në vendin e pestë me 49 pikë, dy më pak se Chelsea që renditët në të katërtën.

Artikulli i mëparshëmEvangjeli Veli rezultat historik në peshëngritje/ Lartëson flamurin Shqiptar në mes të Rusisë
Artikulli i radhësE hëna nis me lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti/ Ja ku ishin epiqendrat