Si ta dalloni nëse fëmija juaj është hiperaktiv dhe kur duhet t’i drejtoheni specialistit? Psikologia e njohur jep informacionet që çdo prind duhet t’i dijë…

    0
    Si ta dalloni nëse fëmija juaj është hiperaktiv dhe kur

    Psikologe Sibora Kalluçi e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit’ komentoi sot një ndër temat më të prekshme për fëmijët, sikurse është hiperaktiviteti.

    Ndërkohë që fëmijët rriten mund të shohim sesi ata bëhen më të rrëmujshëm dhe vazhdimisht lëvizin, sjellje këto sa normale, po aq edhe paralajmëruese të hiperaktivitetit apo sindromës ADHD.

    Për t’iu ardhur në ndihmë prindërve, psikologe Sibora Kalluçi se ka disa sjellje që sinjalizojnë këtë çrregullim tek fëmijët.

    “Kur një fëmijë ka vështirësi në funksionet ekzekutive, ndërveprimin, të menduarit, të kuptuarit, çuarja e një detyre deri në fund, kur ne shohim që fëmija vërtetë has vështirësi të theksuara me impulsivitet, mungesë të theksuar të vëmendjes, përqendrimin atëherë flasim për  këtë diagnozë. Një detaj për t’u theksuar është mosha e diagnozës, rreth fëmijërisë së hershme shohim simptoma hiperaktiviteti, por nuk vendoset përpara moshës 12 vjeç.”, u shpreh psikologia Sibora Kalluçi.

    Psikologia tregoi se hiperaktiviteti mund të jetë gjenetik, por gjithashtu ndikojnë dhe faktorë biologjikë.

    “Janë simptoma që vazhdojnë por nëse bëhet një punë e mirë me një plan ndërhyrje individual të mirëmenaxhuar nga të gjithë aktorët në rritjen dhe edukimin e fëmijës, atëherë kemi një shuarje të këtyre simptomave.“, tha psikologia.

    Kur duhet t’i drejtohen prindërit psikologut? Sibora vuri theksi tek tre shtyllat bazë që identifikojnë këtë çrregullim si impulsiviteti i fëmijës, hiperaktiviteti, vështirësi në të qëndruarit ulur, kontakti me sy, mospërfundimi i një detyre të dhënë.

    Artikulli i mëparshëmPedagogia bën deklaratën e fortë/ Rama më ka kërcënuar…
    Artikulli i radhësIndonezi/ 71 të vdekur dhjetëra të tjerë të zhdukur, situata jashtë kontrolli nga përmbytjet e mëdha