EMA: Këto janë shenjat që duhet t’ju shqetësojnë nëse keni marrë dozën e AstraZeneca

    0
    Vaksina AstraZeneca, reagon Agjencia Evropiane e Barnave: Këto janë

    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deklaroi sot se kishte gjetur një “lidhje të mundshme” mes vaksinës kundër COVID-19, “AstraZeneca” dhe mpiksjes së gjakut që shkakton trombozë, por theksoi se efektet anësore janë “shumë të rralla” duke rekomanduar vijimin e injektimit të dozave.

    Përfitimet e vaksinës, tha më tej EMA, tejkalojnë rreziqet. Ekspertët e EMA-s realizuan një rishikim të plotë të rasteve të trombozës, 18 prej të cilëve ishin fatale.

    Cilat janë simptomat e dyshimta që shkakton në raste të rralla vaksina “AstraZeneca”?

    Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) sqaroi sot se simptomat e dyshimta që duhet të shqetësojnë të vaksinuarit janë:

    – vështirësi në frymëmarrje

    – dhimbje në gjoks

    – ënjtje në këmbë

    – dhimbje të vazhdueshme të barkut

    – simptoma neurologjike, duke përfshirë dhimbje koke të forta dhe të vazhdueshme

    – shenja të vogla të gjakut nën lëkurë përtej vendit të injektimit

    Artikulli i mëparshëmAkuzoi kontrollorët për paga të larta/ Balluku paguhej 70 milionë lekë kur ishte në krye të Albcontrol
    Artikulli i radhësRamës i del kundër edhe Lleshaj: Siguria kombëtare nuk cënohet që të justifikonte dërgimin e ushtrisë në Rinas!