Kryeministri Rama është një ndër politikanët që përdor më së shumti rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë madje duke u përshtatur kaq shumë me teknologjinë, vazhdon të sjellë dhe risi në fushatën elektorale, këtu përmendim telefonatat e tij të publikuara së fundmi në ‘Facebook’ me drejtuesit politik nëpër qarqe të cilët japin llogari para kryeministrit.
Përveç Facebook dhe Twitter, kryeministri Rama ka filluar të jetë shumë aktiv në ‘Instagram’, aplikacion që përdoret nga miliona njerëz çdo ditë për shpërndarje fotosh e videosh.
Por çfarë bie në sy në faqen zyrtare të kreut të qeverisë? Ai ndiqet nga qindra njerëz, por kush janë 19 llogaritë në Instagram që ndjek Rama përfshirë këtu dhe hashtaget.
16 profile të cilët Rama iu ka bërë follow, janë të gjitha faqe të huaja që merren me arkitekturën dhe dizajnin, ndërsa 3 personat e tjerë, janë djali i tij Gregor dhe vajza e Lindës, Rea Xhillari si edhe Francesca DiMattio, një artiste amarikane.