A ka lidhje vaksina e AstraZeneca me trombozat? Shkencëtarja shqiptare në EMA zbulon gjithçka dhe tregon rezultatet e studimit

    0
    A ka lidhje vaksina e AstraZeneca me trombozat? Shkencëtarja shqiptare

    Vaksina e Oxfordit, Astrazeneca ka qenë ajo më e diskutuara  pas shfaqjes së disa rasteve me tromboza të ndryshme  tek individët që e kishin marrë atë. Në fillim shumë shtete hoqën dorë nga vaksina Astrazeneca, pas panikut që u krijua që mund të shkaktojë trompozë.

    Që prej nisjes së vaksinimit, disa prej vaksinave që po përdoren në popullatë kanë qenë në qendër të diskutimeve të kërkuesve shkencorë, ekspertëve të shëndetit, për efektet anësore që ato mund të shkaktojnë tek njerëzit.

    Ndërkohë që disa shtete vazhdojnë ta mbajnë të pezulluar përdorimin e saj deri në mes të prillit si Danimarka dhe Norvegjia, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

    Vende të tjera si Finlandën, Franca, Holanda, Suedia, Gjermania, Spanja, Belgjika e përdorin atë me kufizime. Ndërsa vendet që e kanë rifilluar përdorimin pa kufizime përfshijnë, Austrinë, Bullgari, Qipro, Islandë, Irlandë, Letoni, Lituani, Rumani dhe Shqipëri.

    Gjatë javës së kaluar Agjencia Evropiane e Barnave, ka diskutuar rreth efekteve anësore tek kategoritë që po përdoret kjo vaksinë, për të marrë disa vendime të reja rreth përdorimit të saj ose nëse do të mbeten në fuqi udhëzimet aktuale.

    Në një lidhje Skype për “Wake Up”, kërkuesja shkencore shqiptare pranë Agjencisë Evropiane (EMA), Ornela Ademi pranoi se ka një lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe trombozës.

    “EMA e ka diskutuar lidhjen shkak-pasojë midis këtyre efekteve të rralla anësore si të trombozës, pra të mpiksjes së gjakut në kombinim me gjakderdhjen. Kjo faktikisht ka qenë një mbledhje goxha e gjatë, 4 ditore, ku ka marrë pjesë edhe agjencia e barnave kanadeze etj.

    Pra ka pasur një bashkëpunim midis agjencive, një bashkëpunim internacional jo vetëm europian, ku janë diskutuar këto efekte anësore dhe është parë që ka një lidhje shkak-pasojë.

    Është bërë një hetim mjeko-ligjor i këtyre pacientëve përpara se të arrinim në një përfundim të tillë, që ka një lidhje shkak-pasojë.

    Janë efekte anësore shumë të rralla dhe si rezultat kompanisë i është kërkuar që të bëjë studime klinike shtesë, në lidhje me këto efektet anësore, sidomos me mekanizmin si dhe pse ndodhin këto efekte anësore.

    E rëndësishme shumë është që çdo person, i cili ndjen pas vaksinimit me AstraZeneca, nga data e 3 deri në të 14, vë re shenja si marrje fryme, dhimbje në gjoks, ka një gjakderdhje të vazhdueshme, dhimbje te vazhdueshme të barkut, dhimbje koke, fryrje apo ftohje të krahut ose të këmbëve, apo mavijosje të lëkurës, shikim të turbullt, duhet të drejtohet direkt te mjeku”, theksoi shkencëtarja shqiptare.

    Artikulli i mëparshëmVdekja e princit Philip/ Alfred Cako zbulon detajin që do tju lerë pa fjalë (Foto)
    Artikulli i radhës‘Përputhen’/ 64- vjeçaren nga Fieri e lë në ‘baltë’ minifundi, i dalin të gjitha sheshit…