Moderatorja, Arbana Osmani na shoqëron cdo të shtunë me programin “Dua të të bëj të lumtur”. Së fundmi, faqja zyrtare e “Top Channel-it” ka publikuar videon promo të puntatës së radhës.
Si kurrë më parë, mbrëmjen e së shtunës do të transmetohet historia e dy të rinjve të dashuruar të cilët nuk munden të jetë me njëri-tjetrin. Ata i kanë të gjithë familjarët kundër dhe vajza duhet të marrë një vendim.
Në fund të videos vihet re se situata ka agravuar aq keq sa në studion e Top Channel-it ka mbërritur dhe policia.