Epidemiologu Alimehmeti: Vaksinimi nuk është arsyeja përse kemi shifra në rënie, ja çfarë po ndodh!

    0
    Lufta kundër COVID, epidemiologu Alimehmeti: Vaksinimi nuk është

    Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për proçesin e vaksinimit masiv dhe pandeminë në vendin tonë.

    I pyetur nëse shifrat në rënie të të infektuarve me Covid 19 janë reale ai është përgjigjur se ka një ulje të rasteve si shkak i personave që rezultojnë pozitivë dhe drejtohen për ndihmë mjekësore, megjithatë Alimehmeti nuk e ka mohuar se ka një numër më të lartë të infektuarish në krahasim me shifrat zyrtre pasi jo çdo rast deklarohet.

    ” Kemi një situtë në rënie, shifrat janë në rënie dhe indikatorë të shumtë në përqindjen e pozitivitetit të testit, në numrat spitalorë dhe fatmirësisht dhe në humbje jete në shifrat zyrtare. Situata në komunitet është më e ulët edhe pse ne e dimë që shifrat zyrtare, situata reale është gjithmonë më e lartë sepse nuk kapen të gjitha rastet.”, ka thënë ai.

    Sa i përket shifrave pas vaksinimit mjeku shqiptar ka thënë se nuk ka lidhje me vaksinimin rënia e numrit të të infektuarve pasi përqindja e njerëzve që është vaksinuar deri më tani është akoma e ulët dhe ende nuk është arritur imunizimi i plotë.

    “Nuk ka lidhje me vaksinimin për një arsye të thjeshtë, përqindja e njerëzve që ka marrë një dozë deri më tani është akoma e ulët, rreth 10 % dhe nuk është imunizim i plotë. Arsyeja nuk është vaksinimi, por natyra e këtij virusi ku zgjat rreth 10 javë një valë.”-tha ndër të tjera Alimehmeti.

    Artikulli i mëparshëmIdentifikohet i riu që u gjet i mbytur në Shkumbin (EMRI)
    Artikulli i radhësDeklarata e turpshme e Edi Ramës: Me Damianin do ta bëjmë “tërmet” edhe në Vlorë