Vaksina Sinovac, ka rezultuar 85% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe 80% efektive në parandalimin e vdekjeve, sipas një raporti të përgatitur nga ministria shëndetësore kiliane. Ky publikimi i këtij raporti e bën Kilin një nga disa vendet, përfshirë këtu Mbretërinë e Bashkuar dhe Izraelin, që kanë përdorur fushata inokulimi për të mbledhur njohuri se sa efektive janë vaksinat jashtë provave klinike të kontrolluara dhe kur përballen me variabla të paparashikueshëm në shoqëri.
Studimi i Izraelit për efektivitetin e vaksinës së Pfizer erdhi pasi ka parë rezultatet tek 1.2 milion njerëz, midis këtyre edhe rezultatet e individëve të cilët nuk e kanë marrë vaksinën. Ndërsa, Studimi i Kilit shqyrtoi efektivitetin e CoronaVac midis 10.5 milion njerëzve. Të dhënat krahasohen në mënyrë të favorshme me të dhënat e mëparshme të publikuara mbi efikasitetin e CoronaVac në provat klinike.
Në fillim të janarit, studiuesit brazilianë thanë se CoronaVac kishte një “efikasitet klinik” prej 78% kundër rasteve “të lehta në të rënda” të COVID-19 në provat e fazës së vonë. Ndërsa, nga ana tjetër kundrejt atyre që ishin prekur lehtë nga virusi, efektiviteti i përgjithshëm kundër sëmundjes ishte 50.4%. Indonezia dha miratimin e përdorimit emergjent të vaksinës bazuar në të dhëna të ndërmjetme që tregojnë se ishte 65% efektive. Në një studim turk, CoronaVac kishte një efikasitet në parandalimin e infeksionit simptomatik prej 83.5%, dhe 100% në parandalimin e prekjes rëndë nga ky virus dhe shtrimin në spital.