Grabiti argjendarinë më çifte/ Arrestohet autori në Vlorë (EMRI)

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë këtë mesditë. Një person i armatosur ka grabitur një argjendari në këtë qytet.

Ndërkohë policia njofton se autori i dyshuar, shtetasi  Martin Kapllanaj, 18 vjeç, është kapur, në lagjen “Isa Boletini” nga shërbimet e policisë.

Ja njoftimi i plotë:

Vlorë

Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar. 

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi  M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmJa kush janë dy socialistët e njohur në Tiranë që i thonë lamtumirë parlamentit
Artikulli i radhësKryeprokurori Olsian Çela ‘lan gojën’ me një shkresë qesharake: Hetoni krimin zgjedhor!