Media në zi/ Sëmundja e rëndë i merr jetën gazetares së njohur shqiptare

0
Media në zi/ Sëmundja e rëndë i merr jetën gazetares

Një lajm i trishtë ka ardhur për median shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare gazetarja e njohur shqiptare e Radio Tirana International, Dashuri Murati.

Ajo ndërroi jetë ditën e djeshme pas një sëmundjeje të rëndë. Zonja Murati filloi punën në Radio Tirana International në vitin 1976, në seksionin e gjuhës turke.

Që prej atij viti, e derisa doli në pension, zonja Murati ishte një prej njerëzve me përgjegjësi të lartë dhe sa e sa herë është shfaqur në takime zyrtare të delegacioneve të nivelit të lartë mes dy vendeve.

Dasha, bashkëshorte e diplomatit Shaban Murati gjithashtu, kujtohet nga kolegët e saj në RTSH për profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e lartë. Rrugën e ndjekur nga ajo mes gazetarësh e pasoi i biri, Erl Murati. Lajmin e trishtë e ka dhënë vet Erli përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Për shkak të situatës së Covid-19, ceremonia do të zhvillohet në një rreth familjar, ndërkohë që familja lajmëron se pritjet do të zhvillohen të dielën në Hotel Mondial, nga ora 10.00 deri në orën 19.00.”, shkruan ai ndër të tjera.

Media në zi/ Sëmundja e rëndë i merr jetën gazetares

Artikulli i mëparshëmArian Çani i thotë emrin që mund të zëvendësojë Lulzim Bashën në krye të PD-së, Ervin Salianji bën reagimin e papritur
Artikulli i radhësZbulohet një laborator droge/ Arrestohen tre persona ndër to edhe dy punonjës të OSHEE