Premier League bën provat gjenerale për normalitetin. Ndeshjet e pasdites dhe mbrëmjes së sotme, e martë 18 maj, e dy javët e fundit të kampionatit anglez shënojnë rikthimin e publikut në stadiume (deri në një maksimum prej 10mijë spektatorësh) në Premier League. “Një hap i rëndësishëm drejt kthimit në normalitet”, ka thënë Shefi Eksekutiv Richard Masters, duke shtuar se prioriteti do të jetë “të kenë stadiumet plot, me edhe tifozët e skuadrave mike, nga fillimi i sezonit të ardhshëm”.