
Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të mëdhenj në botë është bërë së fundmi personi i parë që arriti 300 milionë ndjekës në “Instagram”.
Duke iu referuar një studimi të vitit të kaluar thuhet se çdo postim i sponsorizuar në llogarinë e Ronaldo-s vlen pothuajse 900.000 euro. Të ardhurat e tij arritën në 48 milionë euro vetëm për fotot e ngarkuara në rrjetin social të lartpërmendur, një shumë që e tejkalon pagën e tij të Juventusi-t.