
Aktori Rezart Veleshnja i ka habitur të gjithë me postimet e tij të fundit në Instastory ,duke i bërë të aludojnë se i ka ‘thumba’ për Fjoralba Ponarin, e cila arriti të përmbyllte me sukses sezonin e parë si drejtuese e “Portokalli”.
Rezarti ka publikuar fillimisht një foto të Eneda Tarifës dhe shkruan se ajo e Xhemi kishin vlera e se tani ka ardhur koha e antivlerave.
“Nuk do vinë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkruan Rezarti.

Më pas aktori ka postuar një foto të Xhemi Shehut dhe ka shkruar: “E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty”.
