Kompanitë e pezulluan nga platforma, Donald Trump paraqet padi kundër Facebook, Twitter dhe YouTube

0

Featured image of article: Kompanitë e pezulluan nga platforma, Donald Trump paraqet padi kundër Facebook, Twitter dhe YouTube

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër Twitter, Google dhe Facebook. Mediat e huaja raportojnë se Trump u bashkua me paditës të tjerë, të cilat u paraqitën në gjykatën federale në Miami.

Trump njoftoi veprimin kundër Facebook, Twitter dhe YouTube të Google në një konferencë shtypi në New Jersey të mërkurën, duke pretenduar se ai dhe konservatorët e tjerë janë pezulluar padrejtësisht.

“Ne po kërkojmë t’i jepet fund ndalimit, dëbimit dhe anulimit që ju e dini aq mirë,” -tha ai.

Trump u pezullua nga Twitter, Facebook dhe YouTube pasi ndjekësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit më 6 janar. Kompanitë përmendën shqetësimet se ai do të nxisë dhunë të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmLegenosja e ambasadorëve
Artikulli i radhësRama sfidon ambasadat/ Zgjedh me 83 vota ish zëdhënësen e tij në krye të AMA