Britania e Madhe për një javë merr vendimin e rëndësishëm në lidhje me Shqipërinë

0
Britania e Madhe për një javë merr vendimin e

Anglia ka marrë vendimin për të hequr masat anti-Covid-19, vendim ky që prek edhe Shqipërinë, pasi do të ketë hyrje dalje për udhëtarët.

Kryeministri Boris Johnson deklaroi këtë të hënë se duke filluar nga 19 korriku do të hiqen masat kufizuese, por ka paralajmëruar se “jeta ende nuk do të kthehet në normalitet”.

Ai u bëri thirrje britanikëve që të tregohen të kujdesshëm në “përdorimin e lirive të reja”, pasi pandemia nuk ka mbaruar ende. Sipas tij 19 korriku është koha e duhur për të lehtësuar kufizimet e koronavirusit për shkak të pushimeve të shkollës.

Gjithashtu ai tha se përdorimi i maskës do të këshillohet ende në hapësira publike dhe ambientet e mbyllura, si dhe çdo kthim në zyrë të bëhet në mënyrë graduale.

Artikulli i mëparshëmOBSH-ja kundër marrjes së dozës së tretë të vaksinimit anti-Covid
Artikulli i radhësAnalisti i njohur zbulon pasuritë marramendëse që do të konfiskohen në Shqipëri/ Paralajmëron arrestime të bujshme nga SPAK…