Analisti i njohur zbulon pasuritë marramendëse që do të konfiskohen në Shqipëri/ Paralajmëron arrestime të bujshme nga SPAK…

0
Analisti i njohur zbulon pasuritë marramendëse që do të

Analisti Fatmir Merkoçi ka komentuar paralajmërimin që Rama i bëri kryetarëve të bashkive që mund të jenë përlyer me korrupsion.

Ai u shpreh se Edi Rama i bie të jetë i pari që duhet të dërgohet në burg pasi ka pasur dijeni mbi këto korrupsione dhe nuk ka raportuar.

“SPAK do të trokasë në shumë dyer, kryetarë bashkish, që kanë abuzuar në mënyrë skandaloze. Është i pari Rama që duhet arrestuar pastaj. Pse? Sepse i dika dhe s’paska kallëzuar. Kemi dy momente. Do të kemi një shtet proaktiv, apo do vazhdojmë me një individ proaktiv. Deri tani kemi pasur një individ proaktiv dhe çdo gjë është bërë për hatër të njërit dhe inat të tjetrit. Pra do të bëjmë një ligj për të goditur x person dhe do bëjmë një tjetër për të mbrojtur interesat e mia personale”, theksoi ai.

Në fund, Fatmir Merkoçi paralajmëroi se janë rreth 20 miliardë euro pasuri e cila do të konfiskohet.

“Jua kam thënë me shifra sa persona janë non-grata. Arrestimet bënë një lëvizje shumë të fortë. Lëvizja e kontrollit bankar. Çdo gjë nis te paraja. Këto që u arrestuan janë peshqit e vegjël, cironkat. Nuk janë gjë e madhe. Jua kam thënë është një shumë e madhe rreth 20 miliardë euro pasuri e cila do të konfiskohet. Duhet një ndryshim në kod, të ketë dhe sekuestrim të pasurisë. Do konfiskohet e gjithë pasuria”, deklaroi ai për Fax News.

Artikulli i mëparshëmBritania e Madhe për një javë merr vendimin e rëndësishëm në lidhje me Shqipërinë
Artikulli i radhësNuk është pagjumësi! Sytë e skuqur po na paralajmërojnë për këtë sëmundje!