Nuk do ta besoni, por kjo është arsyeja përse njeriu e humbet kujtesën

    0
    Nuk do ta besoni, por kjo është arsyeja përse njeriu e humbet

    Sa herë na ka ndodhur të harrojmë ku i kemi lënë syzet, pa e kuptuar se i kemi në sy, apo telefonin pa e kuptuar që e kemi në dorë.

    Harresa të tilla periodike janë shumë stresuese në jetën e përditshëm dhe nuk kursejnë asnjë moshë.

    Humbja e kujtesës besohet rëndom se ndodh si pasojë e plakjes, por kjo nuk është domosdoshmërisht e tillë.

    Më poshtë në AgroWeb.org do të arsyen më të habitshme (por që ka shumë kuptim) që ndikon fort tek kujtesa e njeriut.

    Si Ndikon Gërrhitja Tek Humbja e Kujtesës

    Studimet kanë treguar se gërrhitja luan një rol të fortë tek humbja e kujtesës periodike.

    Njeriu që gërhet nuk bën gjumë të qetë dhe përballet me apnean e gjumit. Kjo e fundit shkakton ndërprerje të shpeshtë të frymëmarrjes gjatë natës.

    Një gjë e tillë pengon fazën REM ose e njohur ndryshe gjumi i thellë që është i dobishëm për funksionet e trurit dhe jo vetëm.

    Apnea e gjumit ka ndikim të drejtpërdrejtë tek një zonë e trurit që është përgjegjëse për kujtesën e detyrave të thjeshta siç janë: gjetja e rrugës, çelësave e të tjerë.

    Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kujtesën.

    Kur njeriu bën një gjumë të paqtë e të pandërprerë, truri akumulon kujtimet e ditës dhe i ruan ato në mënyrë efikase.

    Kjo është arsyeja përse nxënësit rekomandohet të flenë 10-12 orë përpara një provimi të rëndësishëm sepse do të kenë një kujtesë më të mirë të asaj që kanë studiuar.

    Ekspertët thonë se nëse gërrhisni dhe zgjoheni të lodhur e të plogësht nuk duhet ta anashkaloni dhe të përpiqeni të gjeni një zgjidhje.

    Çdo i rritur duhet të flejë nga 7 deri në 9 orë gjumë të pandërprerë çdo natë, as më pak e as më shumë.

    Gjumi i tepërt, e sidomos ai letargjik nxit shfaqjen e sëmundjeve të trurit siç është demenca./AgroWeb.org

    Artikulli i mëparshëmPërfundojnë në SPAK 4 ministra, 2 ministri të implikuara me miliardat e uniformave
    Artikulli i radhësEpidemiologu jep super lajmin për ata që e kanë kaluar Covid-19