Më shumë se 4300 njerëz kanë vdekur nga sëmundja vdekjeprurëse e “kërpudhave të zeza” në Indi, në një epidemi në rritje që prek kryesisht pacientët me COVID-19.
BBC shkruan se India ka raportuar më shumë se 45 mijë raste të këtij infeksioni të rrallë dhe të rrezikshëm, të quajtur mukormikozë.
Ministri i Shëndetësisë, Mansukh Mandaviya u shpreh se sëmundja ndikon në hundë, sy dhe ndonjëherë edhe në tru, dhe zakonisht godet 12-18 ditë pas shërimit nga COVID-19.
Gati gjysma e atyre të infektuar janë ende duke marrë trajtime. Sipas mjekëve, sëmundja ka një lidhje me steroidet e përdorura për të trajtuar koronavirusin, dhe diabetikët janë më të rrezikuar.
Një injeksion anti-kërpudhave është ilaçi i vetëm efektiv kundër sëmundjes, thonë mjekët.
Dy shtetet më të prekura janë Maharashtra dhe Gujarat, ku 1,785 njerëz kanë vdekur nga mukormikoza.