Manjani: Çfarë i jep në këmbim opozitës ambasadore? Përveç barit..

0

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar si të pavend deklaratën e sotme të ambasadores amerikane e cila i kërkoi kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të mbajë jashtë parlamentit ish-kryeministrin Berisha.

Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadorën Yuri Kim.

Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se ç’duhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë garanci në këmbim. Është vendi të kujtojmë se si qeveria shkatërroi rregullat e zgjedhjeve dhe zonja Kim thjesht ra squk, megjithëse po luante rolin e garantit politik.

Nuk e di ç’i duhet opozitës një ambasadore e tillë, që jo vetëm nuk ndihmon por guxon edhe fyen një parti të tërë!?

Mendoj se një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë.

Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund t’u tregojë shqiptarëve se ç’duhet të bëjnë në vendin e tyre!

E ka të ndaluar!

Kolegët e saj kudo në Europë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak.

#Barintahajëvetë

Artikulli i mëparshëmEMRI/ Ja kush është 27-vjeçari i mbytur në Lezhë
Artikulli i radhësAksident me vdekje në Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën anësore, braktis makinën