Mesila Doda humb njeriun e shtrenjtë të familjes

0
Mesila Doda humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Ish-deputetja Mesila Doda ka humbur babain e saj.

Ajo ka ndarë në Facebook një mesazh hidhërimi, ku ndër të tjera ajo e quan të atin “heroin e saj”.

Postimi i Mesila Dodes:

Lamtumire heroi im! Sot eshte nje dite trishtimi tejet e thelle per familjen tone. U nda nga jeta babai im dr. Fatmir Doda.

Baba i jashtezakonshem, mjek i perkushtuar e i mrekullueshem, burre qe i qendroi stuhive te kohes e sherbeu gjithe jeten e tij me profesionalizem e dashuri.

Sot u mbyll jeta e nje njeriu antikonformist e i papajtuar me standartet e nje kohe skllaveruese, e nderkohe mjeku i dhimbsur qe i sherbeu zonave te Kukesit e me vone gjithe fshatrave te Tiranes.

Une sot humba heroin tim te femijerise e gjithe jetes. Ne te gjitha arritjet e mia eshte dora e ketij burri te jashtzakonshem qe me besoi, me mbeshteti e me rriti si nje njeri qe perballet me te miren e te keqen. Lamtumire heroi im. Sot pushon ne paqen e Zotit dhe gjithe miresia e dashuria e tij qofte me ty…

Ceremonia mortore do te zhvillohet ditën e mërkurë ne oren 17 nga Funeral Home Univers, Rr: Bardhyl, Perballe Postes Shqiptare per ne varrezat e Tufines

Artikulli i mëparshëmNuk flini dot rehat nga vapa? Bëni këto dy gjëra çdo natë para gjumit
Artikulli i radhësFqinja tregon vendin ku vdiq 60-vjeçari në Gjirokastër: Shkoi ta ndihmojë gruaja, por nuk ja doli