Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Mediat e huaja shkruajnë se Raila Sales Ferreria, është qëlluar me armë zjarri gjatë një feste.
Ajo ka qëndruar për 5 ditë në një spital të vendit, por për fat të keq, nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas raportimeve, 20-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri në momentin që sapo ka dalë nga festa dhe ka hipur brenda një taksie për të shkuar për në shtëpi.
Punonjësit e shërbimit të urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e në ato momente, ajo ishte ende me shenja jete.
Policia tanimë është në kërkim të autorit të këtij krimi, por deri më tani, nuk ka mbërritur në asnjë gjurmë.