A ka shqiptarë të bllokuar në Afganistan? Ja si përgjigjet Rama për CNN

0
A ka shqiptarë të bllokuar në Afganistan? Ja si përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë për gazetaren Bianna Golodryga për median prestigjoze amerikane CNN.

Ai foli për situatën e afganëve, dhe hapjen e dyerve që bënë shqiptarët për strehimin e tyre në një moment të vështirë.

Rama gjithashtu sqaroi edhe se nuk ka shqiptarë të bllokuar në Afganistan. 

“Jemi gati të mirëpresim afganët që besuan tek ne dhe ne nuk mund të mos i ndihmojnë dhe rrezikojnë të vdesin. Është një çështje mjaft e madhe morale si pjesë e NATO-s. Është koha të mendojmë për ata që ndodhen mes jetës dhe vdekjes. Shqipëria nuk është mes vendeve të pasura” – tha Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund t’i lëmë afganët që të vdesin. Ai u shpreh se Shqipëria do të strehojë 4 mijë refugjatë.

“Jemi vend i vogël por nuk ka rëndësi, nuk ka të bëjë me forcën dhe madhësinë, por me atë çka ne jemi, ka të bëjë me atë që është thelbësisht e rëndësishme.

Ne kemi përjetuar luftën, ne kemi parë njerëz të vdesin, kemi parë qindra mijë qytetarë të Kosovës që vinin në vendin tonë. Pritja e 500 mijë njerëzish në një vend me 3 mln persona, nuk na bëri të vdisnim urie. Na bëri më të pasur moralisht” – tha Rama.

Artikulli i mëparshëmTronditëse! Modelja qëllohet me armë zjarri sapo del nga festa, gjen vdekjen e menjëhershme
Artikulli i radhës‘Lamtumirë’ Alitalia që nga mesi i tetorit – Ndalohen shitjet, parashikohen zëvendësime ose rimbursime