Përplasje të dhunshme mes ultrasve të Napolit e Romës: 13 km radhë makinash në autostradë e një i plagosur

0
Roma

Autostrada del Sole në kaos, në aksin mes Monte San Savino dhe Arezzo, për shkak të përplasjeve të dhunshme mes tifozëve të Roma dhe Napoli. Konfrontimet shpërthyen në zonën e shërbimit të Badia al Pino, ku humbi jetën tifozi i Lazio, Gabriele Sandri, më 11 nëntor 2007. Kështu, korsia veriore e A1 u mbyll për disa orë, me pasoja të rënda në trafik. Ultrasit e Napoli janë nisur drejt Genovas për ndeshjen në Marassi kundër Sampdoria, të planifikuar për në orën 18:00. Ndërsa tifozët verdhekuq priten në Milano ku do të zhvillohet ndeshja mes Milan dhe Roma në orën 20:45 në San Siro. Në vendngjarje mbërritën edhe patrullat e policisë rrugore nga seksioni Battifolle. Sipas informacioneve fillestare, një i plagosur është dërguar në një spital në Arezzo.

Sipas asaj që është mësuar nga selia e policisë së Arezzo, në origjinën e përleshjeve përgjatë A1, ka qenë prita e vendosur nga një grup ultras të Napoli. Qëllimi ishte konfrontimi me romanistët që ishin tranzit për të mbërritur në Milano. Prej aty lindi një goditje reciproke me gurë dhe gaz lotsjellës. Policia, për të evituar situata të tjera të rrezikshme, ka bllokuar edhe qarkullimin autostradë, që më pas ka rinisur. Vijon identifikimi i tifozëve të Roma e Napoli, që nisën guerriljen. Policia, në fakt, ka tashmë prioritet të evidentojë fajtorët kryesorë.

SALVINI: “KURRË MË NË STADIUM”

“Këta nuk janë tifozë. Autostrada e mbyllur dhe italianë që udhëtonin të bllokuar? Le të paguajnë të gjitha dëmet nga xhepat e tyre dhe të mos shkojnë më në stadium”. Kështu është shprehur sekretari i Lega, Matteo Salvini, në profilet e tij sociale. Salvini ka dashur të komentojë përplasjet mes tifozëve të Roma dhe Napoli, të ndodhura përgjatë autostradës A1.

Artikulli i mëparshëmLazio humb dy gola avantazh 7 minutat e fundit ndaj Empoli: paqe mes Spezia e Lecce
Artikulli i radhësTregu u “gjësë së gjallë”/ Rama i “blen” Metës deputetin e Shkodrës