
Sistemi elektrik i një pallati të rindërtuar pas tërmetit është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Lezhë.
Flakët kanë nisur në bllokun e sistemit elektrik në pallatin që ndodhet në lagjen “Skënderbeg”, duke krijuar panik te banorët, të cilët kanë dalë nga apartamentet e tyre.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe policia.