Gazetari që u plagos në 21 Janar: Sali Berisha pengon hetimin e tragjedisë

0
Gazetari që u plagos në 21 Janar: Sali Berisha pengon hetimin e

Gazetari Fatos Mahmutaj i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në 21 janar teksa raportonte nga protesta tha në një intervistë për Euronews Albania, se njeriu që po pengon hetimin e tragjedisë ku u vranë me armë zjarri 4 qytetarë është Sali Berisha.

Sipas tij, familja e Berishës po mban peng drejtësinë me të ashtuquajturën drejtësinë e plepave.

“Berisha po mban peng PD, nëse ishte aq i pavlerë dhe i pafuqishëm do kishte përfunduar atje ku duhej, është një person i shpallur non grata nga SHBA dhe BE dhe vazhdon ende të mbajë peng PD dhe drejtësinë me atë drejtësinë e plepave që vetë e  krijoi, e bekoi dhe vetë po e drejton. 

Familja e Berishës po e mban peng drejtësinë, pjesa më e madhe e gjykatësve kanë ardhur ose nga shkollave e plepave ose nga magjistratura kohët e fundit”, tha Mahmutaj

Artikulli i mëparshëmKreshnik Spahiu: Dosja non-grata e Berishës u përgatit nga armiku i Soros, Donald Trump
Artikulli i radhësSerbia gjen Kryeministrin ideal në Shqipëri! Deklarata bombë e gazetarit gjerman