”Investitor strategjik”, Qeveria i kalon mbi 22,000 metra katrorë në bregdetin e Drimadhes biznesmenit Florenc Gjikuria! Do të ndërtojë një hotel të vogël dhe 150 vila

0

Në vendimet e publikuara nga KIS sqarohet se projekti i zbatuar nga “WHITE ROADS HOTEL” që kishte sipërfaqe paraprake të miratuar prej 12,157.2 m² (shtet dhe privat) kishte nevojë për hapësirë shtesë. Kjo sipas vendimit vjen si rrjedhojë e një marrëveshjeje të subjektit me një brand ndërkombëtar që kërkon aplikimin e standardeve të tij.

“Subjekti “White Roads Hotel” ka nënshkruar kontratë me brand-in ndërkombëtar HYATT INTERNATIONAL LLC. Për të përmirësuar hapësirat dhe funksionalitetin e këtij projekti, në përputhje me standardet më të mira të brand-it, subjekti kërkon të marrë me qira një sipërfaqe shtesë shtet në ZK. 1739 prej 22,276.4 (njëzet e dy mijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë pikë katër) m², me koordinata të përcaktuara, përfshirë dhe zonën e brigjeve si dhe regjim special në fushën e turizmit” parashtrohet nga KIS.

Në këto kushte, ky i fundit ka rekomanduar që të jepet kjo sipërfaqe për projektin pasi të jenë respektuar një sërë procedurash ndërkohë që investimi ka kapur një vlerë të parashikuar prej 21.3 milionë euro.

Artikulli i mëparshëmCoastal Controversy: Corruption Clouds Over Dhërmi’s Prime Lands
Artikulli i radhës“Fushata e Ardit Bidos gjatë regjistrimit të popullsisë: A është ky intimidim ndaj minoriteteve etnike?”