Operacioni Policor: Zbulohen detajet e skemës për rimbursimin e TVSH-së/ Lëshohen 7 urdhër-arreste në Tiranë (Emrat)

0

Në një operacion të madh policor sot në kryeqytet, policia e shtetit ka ndërmarrë veprime kundër një grupi të përfshirë në një skemë mashtruese për rimbursimin e TVSH-së.

Gazetarja Klodiana Lala, duke dhënë detajet fillestare, ka raportuar se operacioni synon shkatërrimin e këtij grupi. Nga 7 urdhër-arrestet e lëshuara, 4 prej tyre tashmë janë ekzekutuar.

Emrat e personave të përfshirë në këtë skemë dhe për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste janë si më poshtë:

  1. Adnand Progri, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë
  2. Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë
  3. Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë
  4. Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë
  5. Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë
  6. Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës
  7. Aldo Mazzarela, shtetas italian, i cili akuzohet për veprën penale ‘Fshehje të Ardhurave’ dhe ‘Krijim i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar’, parashikuar nga neni 144/a dhe 180 i Kodit Penal.

Punonjësit e policisë aktualisht janë në organizim për ekzekutimin e urdhrit të mbetur.

Artikulli i mëparshëm“Exposed: Erion Veliaj’s alleged manipulation of power as the de facto owner of incinerators”
Artikulli i radhësPërplasjet për tokat te Kepi i Rodonit/ Eksperti zbulon prapaskenat e ndërlikuara: Kaos pronësor dhe konflikte të përherëshme