Përplasjet për tokat te Kepi i Rodonit/ Eksperti zbulon prapaskenat e ndërlikuara: Kaos pronësor dhe konflikte të përherëshme

0

Gjergj Begaj, një ekspert i çështjeve të pronës, ka zbuluar detaje të ndërlikuara në lidhje me konfliktin e pronave në Kepin e Rodonit, i cili rezultoi në arrestimin e 8 personave, përfshirë ish-deputetin Mark Frroku.

Begaj sqaroi se konflikti ka lindur midis tre palëve – kishës, banorëve lokalë dhe një kompanie qiramarrëse – dhe ka rrënjët në çështje të rrethimit dhe mbivendosjes së pronësive për shkak të ligjit 7501.

“Secila pronë ka kufizimet e veta, të përcaktuara në certifikatë dhe hartë. Çdo qytetar duhet të marrë leje për rrethimin e pronës së tij. Në këtë rast, kemi një rrethim të thjeshtë që ka shkaktuar probleme. Aktualisht ASHK është duke punuar për futjen e hartave digjitale në sistem. Ndërkohë, kemi një çështje mbivendosjeje të pronave; një qytetar pretendon të ketë një sipërfaqe të marrë me ligjin 7501. Nevojitet një hartë të unifikuar, e cila mungon, dhe me të cilën duhet të punojnë të gjitha institucionet. Janë pikërisht këto mbivendosje të pronave që shkaktojnë konflikte,” shpjegoi eksperti.

Artikulli i mëparshëmOperacioni Policor: Zbulohen detajet e skemës për rimbursimin e TVSH-së/ Lëshohen 7 urdhër-arreste në Tiranë (Emrat)
Artikulli i radhësKaos dhe tension në Kuvend: Artan Hoxha ironizon situatën – Berisha dhe PD përmbysin vetëm karriget, qeveria Rama ende në këmbë