
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të një operacioni të koduar “Tempulli”. I riu e shiste drogën në afërsi të një fushe sporti në Laprakë, e cila vizitohej nga nxënës të shkollave.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.