
Duke qenë një nga programet më të ndjekur, ashtu si në çdo edicion të “Big Brother Vip”, edhe këtë vit nuk kanë munguar teoritë e ndryshme “konspirative” në rrjet.
Së fundmi po qarkullon një teori ku janë hedhur dyshime për favorizimin e aktorit Romeo Veshaj në program, madje edhe për shpalljen e tij si fitues i këtij edicioni.
Kjo për shkak se një nga autoret e “Big Brother Vip” është kunata e Romeos, pra partnerja e vëllait të tij, Mario Veshaj.

Kjo i ka bërë ndjekësit të mendojnë se Romeo do të jetë një hap përpara banorëve të tjerë, gjë që nuk kanë ngurruar ta shprehin edhe në komente.

