Florian Marku ka regjistruar sot humbjen e tij të parë në ringun profesionist, teksa është mundur nga britaniku Kris Kongo në duelin për titullin IBO Interkontinetal Velter.
Të tri gjyqtarët e ringut i dhanë fitoren britanikut, që rikthehet te fitorja (96-94, 96-93, 98-92 vendimi i gjyqtarëve).
Një duel me 10 raunde me mjaft rivalitet zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, ku ishin të pranishëm qindra tifozë shqiptarë. Sfida ishte e vlefshme për titullin “IBO Intercontinental” në peshën “welterweight” (pesha deri 67kg).
Një duel i ekuilibruar, ku në 10 raunde të dy boksierët dueluan fort për fitoren. Shtatlartësia e Kongo duket se i dha atij fitoren, duke e mbajtur shpesh larg boksierin shqiptar me kapje pas belit. Megjithëse Marku e nisi më mirë duelin, ai humbi disi terren, ndërkohë që u penalizua edhe nga gjyqtari, që i hoqi një pikë (raundi i tetë).
Marku jep shpesh goditje nga afër, madje edhe e gjakos kundërshtarin në vetullën e djathtë. Megjithatë, kjo nuk mjafton, pasi edhe Kongo arrin ta godasë boksierin shqiptar, që hera-herës nuk ka shumë intensitet në ring. Marku kërkon deri në fund të fitojë dhe mendon se ia ka dalë mbanë, por jo për gjyqtarët.
Kështu, pas 13 fitoresh e 1 barazimi, njen humbja e parë në karrierë për Florian Marku. Ndësa për Kongo ky është suksesi i 15-të në ring, ku numëron edhe dy fitore. Një fitore e vuajtur për britanikun, që festoi si i cmendur, ndërsa Marku ndjen keqardhje për një sfidë që me pak më shumë fat edhe mund ta kishte fituar.