Sherr me thika në Tiranë, vritet një 18- vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozë ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thika.

18-vjeçari Aurelio Dervishi fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë, por raportohet se i riu ka humbur jetën rrugës për në spital.

Konflikti dyshohet se ka qenë i çastit midis dy grupeve të rinjsh. Në konflikt janë përfshirë shumë persona. 

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve. Policia ka shpallur në kërkim 5 persona, të cilët janë larguar me një mjet tip Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri. 

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmZhgënjen Florian Marku, boksieri britanik e thyen pas 14 ndeshjesh si profesionist
Artikulli i radhësSKANDALI/ A është Erion Veliaj “pronari” i vërtetë i kompanisë “5D”?