Rrjeti amerikan TMZ ka publikuar një video të filmuar në tubimin e Donald Trump në Pensilvani, ku mbi çatinë e një magazine duket atentatori i Donald Trump, Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç.
I riu nga Butler, Pensilvania, akuzohet se qëlloi disa herë ndaj kandidatit të republikanëve Donald Trump duke u plagosur në vesh.
Me një video të shkurtër të shpërndarë në rrjet, ai identifikohet se kush është dhe se urren republikat dhe Trumpin.
Sipas FBI-së, 20-vjeçari rezultonte në regjistrin e votuesve republikan. Autorit që goditi me armë në tubimin e Donald Trump nuk iu gjet ndonjë dokumente identifikimi.
I riu që qëlloi një armë të tipit AR në tubimin e Donald Trump nga çatia e një ndërtese u vra duke u goditur në kokë nga një snajper i Shërbimit Sekret.
Crooks jetonte në periferi të Pitsburgut të Bethel Park dhe mori diplomën e shkollës së mesme të Bethel Park në vitin 2022. Në kohën e sulmit ai kishte veshur një bluzë nga një prej kanaleve më të njohura në YouTube kushtuar armëve të zjarrit, Demolition Ranch, raporton NBC.