Zjarr masiv në Tragjas të Vlorës, era e fortë përkeqëson situatën

0

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Tragjasit në Vlorë mbrëmjen e sotme, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre. Flakët, të ndihmuara nga era e fortë, po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar zonat përreth.

Shërbimet zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të ndërhyrë në lokalizimin e zjarrit, por terreni i vështirë dhe kushtet atmosferike po e bëjnë operacionin më kompleks.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është regjistruar edhe në malin e Gamit, mbi fshatin Mukje në njësinë Nikël të Fushë-Krujës. Përhapja e shpejtë e flakëve dhe vështirësitë e terrenit kanë pamundësuar një ndërhyrje të menjëhershme nga shërbimet zjarrfikëse, duke rritur shqetësimin për dëmet e mundshme.

Autoritetet dhe banorët janë në gatishmëri, ndërsa ekipet zjarrfikëse po përpiqen të vënë situatën nën kontroll për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Artikulli i mëparshëmPunonjësit e Zërit të Amerikës urdhërohen të mos hyjnë në institucion
Artikulli i radhësIncident gjatë protestës kundër mbylljes së TikTok – Protestuesi flet për fenë, i hiqet mikrofoni