Helmimi nga kafshimi i gjarprit (Vulnus morsum vipera)

    0

    Në vendin tonë më së shpeshti jetojnë gjarpërinjtë helmues të familjes vipera, kurse për patologjinë tonë më të rëndësishëm janë vipera brus dhe vipera amomodytes, ndërsa të tjerët janë të rrallë

    Kafshimet nga gjarpri ndodhin zakonisht gjatë stinës së verës, sidomos në rajonin e Shqipërisë së Mesme dhe në veri, si dhe në fshatrat shqiptare në kufi me Malin e Zi dhe me Shqipërinë.

    Gjarpri e injekton helmin e tij nëpërmjet kafshimi me dhëmbë.

    Vipera ammodytes lëshon rreth 20 mg materie helmuese, e cila konsiderohet si dozë vdekjeprurëse për njeriun, ndërsa Vipera berus lëshon 14 mg dozë helmuese vdekjeprurëse (letale) për njeriun.

    Vipera berus ose nepërka është helmuese dhe tejet e përhapur në Evropës Perëndimore dhe në Azinë Lindore.

    Vipera Ammodytes është një specie helmuese e përhapur në Evropën Jugore, Ballkan dhe në pjesë të Lindjes së Mesme. Ajo është më e rrezikshme se nepërka evropiane për shkak të përmasave të mëdha të toksicitetit.

    Në Australi regjistrohen më shumë se 1.000 raste të kafshimit të gjarprit në vit dhe mesatarisht më pak se 5 njerëz vdesin. Për të reduktuar në masë të madhe rrezikun nga kafshimi i gjarprit me pasojë vdekjen, është vendimtar ofrimi i kujdesit themelor të ndihmës së parë sa më shpejt që të jetë e mundur si dhe ndihmë të menjëhershme mjekësore.

    Veçoritë klinike: Gjarpri me një të kafshuar shkakton dy plagë punktiforme në gjerësi 1 – 1.5 cm ose një plagë. Ndonjëherë ka vetëm një plagë dhe një vrimë në vetvete nuk do të thotë se është gjarpër helmues.

    Simptoma të hershme janë: edema, dhembja dhe skuqja në vendin e kafshimit, mundim me të vjella, rritja e tajimit të pështymës, kokëdhembja, shtypje e ulët e gjakut, plogështia, paralizë muskulore, mpirje, dizenteri, venitje e kapakëve të syve, shikim i dyfishtë, vështirësi në frymëmarrje, përbirje dhe shenjat e gjakderdhjes (derdhja e gjakut: gjakderdhje në urinë, në masat e vjellura dhe në feces), hemoliza, kurse te rastet më të rënda mund të vijë deri te çrregullimet të vetëdijes, hemodinamike, si dhe pamjaftueshmëri akute të veshkave ose shfaqja e shokut anafilaktik.

    Gjarpri me një të kafshuar shkakton dy plagë punktiforme në gjerësi 1 – 1.5 cm ose një plagë, mbuloni plagën me garzë sterile, fashoni dhe ekstremiteti i kafshuar mobilizohet dhe mbahet në elevacion në nivel të zemrës

    Plaga mund të ketë formë të shkronjës “U”, e cila është cilësi për gjarpërinjtë jo-helmues. Në vendin e kafshimit, përveç që zhvillohet edema dhe bulëzat me gjakosje, shfaqet edhe rritja e gjëndrave limfatike.

    Vdekja ndodh për shkak të paralizës së qendrës së frymëmarrjes. Mos u mundoni të kapni ose të mbytni gjarprin.

    Kujdesi mjekësor emergjent

    I helmuari duhet të largohet sa më shpejt nga vendi, ku ka ndodhur kafshimi, kurse personi i kafshuar nga gjarpri duhet të qetësohet. Incizoni ose prerja nuk duhet të shpërlahet, as të thithet helmi nga plaga. Siguroni dhe mirëmbani viktimën të qetë dhe mos e lini vetëm. Imobilizoni dhe mobilizoni pjesën e lënduar të trupit, në atë mënyrë që të zvogëloni limfën dhe përthithjen e helmit.

    Ekstremiteti i kafshuar mobilizohet dhe mbahet në elevacion në nivel të zemrës. Dhembjet mund të qetësohen me përdorimin e analgjetikëve me rrugë orale ose intramuskulare.

    I helmuari duhet të dërgohet sa më shpejt në spital dhe të mos humbet kohë, por sipas mundësisë të mbytet gjarpri, ndërsa koka e gjarprit të sillet për ekzaminime klinike me qëllim të identifikimit dhe për këtë çështje dinë shumë pak ekspertët.

    Pas manipulimeve të bëra sa ë parë të ordinohet serumi antiveperinum (SAV) me metodën e fraksionuar me rrugë intramuskulare (I.M.), ndërsa te rastet e rënda mund të jepet edhe me rrugë intravenoze (50% të dozës jepet me rrugë intramuskulare, kurse pjesa tjetër jepet IV. ose përreth plagës.

    Veprimi i SAV-it është më mirë nëse jepet në katër orët e para. SAV mund të përdoret sipas nevojës deri 20 doza. Këshillohet përdorimi i mbrojtjes antitetanike i vaksinës Tetalpan me rrugë subkutane në dozë 0,5 ml, dhe Gamaglubulinë hiperimune Tetabulinë 250 UI me rrugë intramuskulare thellë në muskul. Këshillohet përdorimi Glukonat kalcium 10 ml/10 % IV.

    Në rast të shfaqjes së Sëmundjes së serumit është e domosdoshme përdorimi me Adrenalinë, Kortikosteroidë 50-100 mg, Antihistaminikë Synopen, Phenergan 50 mg dhe oksigjenoterapi.

    Për ta penguar hemolizën jetë kërcënuese është e nevojshme të përdoret: hemotransfusion, ose më këshillueshme është përdorimi eksanguinotransfuzion, në rast të shfaqjes së trombozës përdorni Heparinë 2500-5000 UI katër herë brenda 24 orëve.

    Për ta penguar gjendjen shoku përdoret dhe ndërlikimet tjera përdoren: tretësira infuzive glukozë, plazmë, antibiotikë, analgjetikë, antibiotikë, vitaminoterapi dhe nuk këshillohet marrja e ushqimi përmes gojës. I helmuari mbahet në një ambient të ngrohtë, rrallë herë ka nevojë përpunimi i plagës në mënyrë kirurgjike.

    Si duhet të përdoret SAV. Nëse nga anamneza fitojmë të dhëna se personi ka ndjeshmëri në proteinat e kalit SAV nuk mund të përdoret. Nëse vendosni për përdorimin e serumit, gjithnjë duheni të llogaritni faktorët e rrezikut nga serumi.

    Më parë të bëhet testi me provë  dhe nëse përsëri e kemi testin negativ kjo nuk eliminon rrezikun eventual nga reaksionet anafilaktike. Testimi bëhet me injektimin e serumit me rrugë intradermale të tretësirës së tretur 1:10 në dozë 0,02 ml në pjesën e parallërës së dorës. Nëse i ekzaminuari ka ndjeshmëri në serum për një kohë të shkurtër do të shfaqet reaksioni lokal. Nëse testimi është negativ, serumi jepet sa më parë. Më së miri është që i sëmuri të bartet sa më shpejt në spitalin më të afërt.

    Nuk preferohet akull në vendin e kafshimit. Nuk duhet inciduar e as nuk duhet thithur plagën. Ekstremiteti i kafshuar mobilizohet dhe mbahet në elevacion në nivel të zemrës.

    Kujdes: Gjatë përdorimit të SAV duhet të kemi shumë kujdes të madh për shkak të shfaqjes së reaksioneve anafilaktike. Të mirëmbahet funksioni i qarkullimit të gjakut dhe ai veshkorë përmes administrimit të tretësirave infuzive.

    Funksioni respirator mirëmbahet me anë të përdorimit të frymëmarrjes artificiale, kurse terapia tjetër është simptomatike dhe gjendja shoku pengohet me dhënien e antishokterapisë.

    Kujdes:

    • MOS e lidhni gjymtyrën e kafshuar!
    • MOS e preni plagën!
    • MOS e thithni helmin!
    • MOS vini akull në vendin e kafshimit!
    • Monitoroni dhe regjistroni shenjat jetësore dhe gjendjen e viktimës nga afër!
    • Mos e lini viktimën, nëse viktima është në gjendje të pavetëdijshme! Ndiqni hapat e Mbështetjes themelore të Jetës! Kërkoni ndihmë mjekësore dhe thirrni SHME 112!
    • Pas stabilizimit të viktimës me kujdes mjekësor transportoni viktimën në spital për trajtim mëtejshëm!

    Artikulli i mëparshëmSi mjekët mbrojnë veten nga COVID-19 përmes ushqimit dhe stilit të jetesës
    Artikulli i radhësShtatë efektet negative që ka mbi trupi tuaj uji me akull