Nafta pa sot uljen më të lartë të javëve të fundit pas shenjave se Rusia po bën plane për të filluar lehtësimin e shkurtimeve të prodhimit duke nisur nga muaji korrik, ndërsa tensionet midis SH.B.A. dhe Kinës u përshkallëzuan pas aludimeve për sanksione tregtare.
Kontratat e ardhëshme ranë me 1% në New York. Moska dëshiron të shkallëzojë nivelet e shkurtimit në përputhje me marrëveshjen e OPEC +, sipas ekspertëve të njohur të cilët u pyetën për këtë çështje. Një zëdhënës i Kremlin kishte thënë më herët se Rusia do të analizojë tregun përpara se të merrte ndonjë vendim në takimin e 9-10 qershorit të OPEC +. Ndërkohë, Sh.B.A po shqyrton një sërë sanksionesh për të ndëshkuar Kinën lidhur me goditjen e kësaj të fundit ndaj Hong Kongut, duke përkeqësuar më tej marrëdhëniet mes tyre.
Nafta bruto në New York është rritur rreth 80% në maj, duke kompesuar rëniet e dy muajve të mëparshëm. Tregu fizik gjithashtu është rikuperuar ditët e fundit. Rafineritë indiane, kineze dhe koreane po blejnë ngarkesa të mëdha pas shenjave se nivelet e kërkesës do të rikthehen në ato të para pandemisë COVID-19..
OPEC dhe aleatët e saj ranë dakord të zvogëlojnë prodhimin me gati 10 milion fuçi në ditë nga 1 maji në një përpjekje për të ndaluar kolapsin e tregut pas rrënies drastike të kërkesës. Si pjesë e kësaj marrëveshje, shkurtimet do të fillonin të ndryshonin ngadalë prej muajit korrik.
OPEC + ka planifikuar të mblidhet brenda dy javësh për të diskutuar nëse do të zgjasë më tej shkurtimet e prodhimit apo do t’i lehtësojë ato.
“Në këtë fazë ekzistojnë vetëm dy faktorë që janë në gjendje të lëvizin ndjeshëm çmimet,” tha shefi i analizës së tregut të naftës Rystad Energy, Bjornar Tonhaugen. “Sugjerime për drejtimin që do të ndërmarin prodhuesit e naftës në takimin e ardhshëm të OPEC + dhe konsensusin që do të arrihet lidhur me shkallën e riaktivizimit të prodhimit të ngadalësuar.”
Bursa për datën 27 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 287.75 | – 18.00 |
DIESEL | 278.00 | – 9.50 |
BRENT | 32.62 | – 0.79 |
©aktualitet.al