Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me kërkesat e komunitetit të gazetarëve për krijimin e një pakete lehtësuese e mbështetëse për mediat, si pasojë situatës së krijuar nga koronavirusi.
Pas letrës së Shoqatës së Gazetarëve Europian, e cila u bënte thirrje qeverisë për mbështetjen e mediave, Meta theksoi se ky sektor nuk mund të braktiset në këto momente të vështira. Po ashti ai shpreh mirënjohje për punën herokike dhe atdhetare të gazetarëve.
“Mediat, gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse, të cilët janë në vijën e parë të raportimit, nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira!
Mirënjohje dhe solidaritet për punën e shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari! ”, shkruan Meta.