Një postim në Twitter I Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump pritet të ndikojë në cmimet e produkteve të naftës dhe nënproduktet e saj në ditët në vijim.
Postimi I bërë pasditen e sotme lidhet me uljen e prodhimit të naftës nga shtetet kryesore prodhuese sic janë Mbretëria Saudite dhe Rusia.
“Sapo bisedova me mikun tim MBS (Princin e Kurorës) të Arabisë Saudite, i cili bisedoi me Presidentin Putin të Rusisë, dhe unë shpresoj dhe pres që ata do të ulin prodhimi e naftës me afërsisht 10 milion fuçi, dhe ndoshta më shumë, diçka, që nëse ndodh, do të jenë E SHKËLQYER për industrinë e naftës dhe gazit!”
Duhen pritur ditët në vijim për të parë ndikimin që do të ketë ulja e prodhimit në cmimet e tregjeve globale. ©aktualitet.al