Trump në konflikt interesi? Cfarë e shtyn presidentin e SHBA që të reklamojë fort hidroksiklorokinën

0

Ai njihet botërisht si një nga njerëzit më kontraversë.Sa herë që Donald Trump hedh ndonjë nga hapat e tij, reagimet e forta nuk mungojnë. Kështu ndodhi edhe pasi ai njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e COVID-19. “Kemi blerë një sasi masive prej mbi 29 milion dozash. Po furnizohemi nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë në vend, pasi në rast se funksionon plotësisht, ne duam ta kemi”, tha Trump.

Hidroksiklorokina përdoret për të trajtuar një sërë diagnozash si, malarien, lupusin apo artritin dhe po korr një sukses të madh në kurat që profesori francez Didier Rault po bën  në Marsejë. Profesor Rault e rekomandon atë në fazën e parë të sëmundjes, për të ulur ngarkesën virale dhe për të mos i lejuar pacientët të rëndohen dhe të shkojnë drejt reanimacionit. Pas testeve, në pothuajse në 80 pacientë në spitalin e Marsejës (vetëm me një të vdekur), autoritetet mjekësore franceze e kanë përfshirë atë në testet shkencore për të pasur një përfundim të vërtetuar për dobinë e këtij ilaci. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Por në kundërshtim me qëndrimin e Trump, Anthony Fauci këshilltari kryesor shëndetësor i presidentit në grupin e punës për koronavirusin, ka thënë vazhdimisht se ilaçi nuk është provuar shkencërisht se funksionon. Megjithëatë spitalet në SHBA kanë trajtuar me hidroksiklorinë pacientët me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme anësore. Ilaçi nuk konsiderohet i sigurt për njerëzit me probleme të zemrës.
Si gjithmonë mediat më të drejtë ngrejnë pyetjen se pse Presidenti Amerikan po mbron kaq me zell këtë ilac, megjithë paralajmërimet e imunologut Anthony Fauci, një nga ekspertët më të mirë në administratën e tij?

Neë York Times është marrë me këtë çështje dhe ka argumentuar se presidenti mund të jetë në konflikt interesi pasi ai është i lidhur drejtpërdrejt me kompani farmaceutike që prodhojnë ilaçe me bazë hidroksilklorinë. Sipas të përditshmes amerikane, vetë Trump disponon aksione në kompaninë franceze Sanofi. Gjithashtu ai ka edhe një lidhje jo dhe aq të drejtpërdrejtë sepse, një nga financuesit e fushatës së tij dhe republikanëve në tërësi, Fisher Asset Management, një fond investimesh i menaxhuar nga Ken Fisher është ” një ndër aksionerët kryesorë të Sanofi-t.

Pavarësisht nga këto lidhje Trump vazhdon ta promovojë hidroksilklorinën. Së fundmi ai u shpreh “Unë nuk jam mjek, por kam qellime të mirë” duke komentuar me zell të jashtëzakonshëm  ilaçin “cudibërës”.

Artikulli i mëparshëmShpresat për një armëpushim midis Arabisë Saudite dhe Rusisë rrisin cmimet e naftës
Artikulli i radhësA do të pasohet pandemia me trazira sociale? Ja cfarë na mëson historia