Armina Mevlani tregon planet e dasmës me Shkëlzen Berishën/ Ëndrra e saj të jetoj në fshat me delet, lopët dhe kuajt

0

Armina Mevlani, në llogarinë e saj Instagram me anë të rubrikës “Ask me a question” na ka treguar disa gjëra të reja nga jeta e saj.

Blogerja,njëkohësisht partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit, ka treguar për ndjekësit e saj se çfarë e lidh dyshen e njohur me Comon në Itali. Armina tha se në Como, tek një stol, ka marrë propozimin e parë nga Shkëlzeni, një propozim krejtësisht spontan.

“Historia me Comon është e tillë, në udhëtimin e parë në vitin 2014, Zeni dhe unë pamë një vend që e pëlqenim të dy dhe u bë si traditë që çdo përvjetor shkonim aty. Tek ai stol kam marrë edhe propozimin e parë, spontan. Dasmën me siguri do ta bëj në Shqipëri sepse kam dëshirë të ftoj shumë vetë, dhe jashtë është vështirë organizimi,“– shkruan Armina.

Ajo ka treguar gjithashtu se gjithmonë ka dashur që në një moment të jetës të jetonte në fshat me kafshë si, lopë, dele, kuaj dhe perime bio, pasi blogerja është dhe shumë e kujdesshme për mënyrën e ushqyerjes së saj që e mundëson të mbaj dhe trupin në formë.

“Që e vogël kam menduar që në një fazë të jetës të bëj jetë fshati me shumë kafshë, lopë, dele dhe kuaj,”- përfundon blogerja.

Artikulli i mëparshëmMuzeu i Louvre në Paris, tani mund të vizitohet virtualisht
Artikulli i radhësCOVID-19/ Shefja e Spitalit Infektiv jep mesazhin nga ambientet e spitalit