Muzeu i Louvre në Paris, tani mund të vizitohet virtualisht

0

Në një kohë pandemie si kjo në të cilën të gjithë ndodhemi, njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndaj muzeumet më të famshme në botë ofrojnë vizita virtuale, një ndër këta është edhe Louvre në Paris.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë fton të gjithë qytetarët shqiptarë të vizitojnë virtualisht në këto ditë në karantine muzeun e jashtëzakonshëm të Louvre në Paris.

“Një tjetër muze që mund të vizitoni virtualisht në këto ditë në karantinë është edhe i jashtëzakonshmi Louvre në Paris. Seksioni i vizitave virtuale online shpalos një pjesë mjaft të madhe të thesarit të tij”, thekson zyra e BE në Tiranë.

“Ju gjithashtu mund të gjeni materiale të tjera interesante, të gjitha në lidhje me disa nga veprat më të rëndësishme të artit në botë”, përfundon zyra e BE në Tiranë.

Zyra e BE publikon edhe linkun ku mund të vizitohet virutalisht muze i Louvre në Paris.

https://www.louvre.fr/en/visites-en-ligne

Artikulli i mëparshëmFMN/ Goditje e rëndë për ekonominë e Kosovës. Pritet tkurrje e saj me 5 përqind
Artikulli i radhësArmina Mevlani tregon planet e dasmës me Shkëlzen Berishën/ Ëndrra e saj të jetoj në fshat me delet, lopët dhe kuajt