Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia thotë se po mbahet e fshehtë situata nga koronavirusi në Shkodër.
“Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71. Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra! Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin” – thotë Spahia.
“A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, siç po ndodh edhe me fqinjët tanë?
Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri kriminale!” – thotë ish-deputeti.