
Arrestohet Ilir Selmani, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.
Ai ndodhej në kërkim me masë arresti me burg dhënë në mungesë si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko në gusht 2019.
Nga kamerat e sigurisë që kanë dalë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, Ilir Selmani është personi që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave.