Nuk bëhet fjalë për festa këtë verë, por që të ikni në plazh duhet thjeshtë të merrni leje tek e-albania!

0

Do të ikim këtë vit në plazh? Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është shprehur se në verë të gjithë mund të bëjnë plazh por jo si vitet e kaluara. Klosi thotë se qeveria ka marrë disa masa për frekuentimin e plazheve, ku do të ketë distancë mes pushuesve.

Nga ana tjetër, ai shtoi se nuk do të lejohen festat në bregdet dhe se për të shkuar në plazh, do të merret leje në portalin e-albania. Me pak fjalë, ky vit do të jetë një turizëm familjar.

 “Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”,-u shpreh ministri.

Artikulli i mëparshëmVelvet smartfoni i ri me të cilin LG do të fillojë ndryshimin e strategjisë së dizajnimit
Artikulli i radhësRusia përballet me një “gropë” në buxhet për shkak të uljes së prodhimit të naftës, dhe rrënies së vazhdueshme të çmimeve globale