Kremlini mund të ketë arritur ti jape fund luftës së tij të çmimeve të naftës me Arabinë Saudite, megjithatë problemet e uljes së menjëhershme të cmimeve të naftës së papërpunuar po fillon të krijojë një gropë në buxhetin e Rusisë.
Muajin e ardhshëm, arkat e buxhetit të shtetit do të kenë pak se 1 dollarë për çdo fuci nafte të eksportuar , sipas llogaritjeve të Bloomberg bazuar në të dhënat e Ministrisë Ruse të Financave. Të ardhurat nga taksa e eksportit të naftës në maj do të bien me 87%, krahasuar me prillin, duke reflektuar rrënien më të madhe të çmimit të naftës së papërpunuar në një dekadë.
“Ky nivel i të ardhurave nga taksat është më i ulëti që nga viti 2002 kur u prezantua mekanizmi i ri i tarifave të eksportit,” i tha Bloomberg një përfaqësues nga Ministria e Financave e Rusisë
Nivelet e ulëta të të ardhurave prej taksave të eksportit të naftës së papërpunuara janë alarmante për Rusinë, e cila arkëton rreth 40% të të ardhurave të saj totale nga nafta dhe gazi, dhe po rrezikon të përballet me miliarda dollar shpenzime shtesë për të balancuar efektet ekonomike të bllokimeve në të gjithë globin për të frenuar përhapjen e koronavirusit .
Presidenti Vladimir Putin, i cili gjatë muajit Mars kundërshtoi propozimin e parë të Arabisë Saudite për të zvogëluar sasinë e prodhimit me 1.5 milion fuçi në ditë, ndërkohë javën e kaluar ra dakord të ndërmerrte një ulje të prodhimit me gati 10 milion fuci nafte në ditë. Ishte një përpjekje e përbashkët për ribalancimin e tregut të naftës dhe mbrojtjen e tij nga humbjet e mëtejshme, pas goditjes së dyfishtë,prej rritjes së prodhimit saudit dhe një kërkese të ulët rekord si pasojë e pandemisë së shkaktuar prej koronavirusit.