Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

0

CNA.al në disa shkrime të publikuara ditët e fundit ka treguar me fakte dhe dokumenta ekskluzive se kush qëndron pas kompanisë Integreted Energy BV e cila ka marrë një kontratë koncesionare prej 128 milion eurosh, për 30 vite koncesionin e landfillit të Sharrës dhe inceneratorin në kryeqytet.

Kompania u reklamua mjaft fort dhe u tha se ishte një kompani me eksperiencë, që do të hapte vende të reja pune, e të tjera si këto.

Por, ne treguam me dokumente se kompania nuk kishte asnjë eksperiencë.  Integreted Energy BV ishte themeluar në vitin 2016, nga Klodian Zoto, i cili është i njëjti që shfaqet edhe te inceneratori në Fier, në bashkëortkaëri me persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë, ku shfaqet edhe ortaku i tij Mirel Mërtiri, bashkëjetuesja e këtij të fundit, Stela Gugallja,  si dhe një shtetas italian Ernesto Granelli.

Kjo kompani nuk ka asnjë eksperiencë. Pra, nga hiçi u regjistrua në Hollandë, vjen në Shqipëri dhe merr 128 milion euro kontratë koncesionare nga taksat e shqiptarëve.

Përtej lëvizjeve, aksionerëve dhe emrave të përfshirë, themelimit, letrave, kontratës me ministrinë e Mjedisit,  ekstraktet e nxjerra nga Qendra Kombëtare e Biznesit, dhe kontratave zyrtare, ne sot po bëjmë një vëzhgim të thjeshtë në faqen e internetit të kësaj kompanie.

Faqja zyrtare e Integreted Energy BV, tregon se ka vetëm tre projekte. Ato janë në Shqipëri, në Ganë dhe në Zimbabve.

Tek rasti i Zimbabve pati edhe një skandal publik të raportuar në media dhe projekti nuk u realizua. Ndërkohë Integreted Energy BV, deklaron se ka dy projekte, në Shqipëri dhe në Ganë. Dhe asgjë tjetër të raportuar apo reklamuar si punë të kryer apo angazhim në biznes.

Pra, ajo që u pretendua eksperienca e madhe e Hollandës, një kompani e madhe e të tjera, tashmë tregohet edhe nga vetë faqja zyrtare në internet e kompanisë Integreted Energy BV, se eksperienca ishte zero.

Është kjo kompani, e cila është e regjistruar në një rrjet guackash offshore në Hollandë, ku dhe së fundi, pra rreth dy muaj më parë, kur CNA.al zbuloi skandalin e parë në lidhje me një kompani të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtiri në bashkëortakëri me Eva Blushin, bashkëshorten e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, ndërtuar në Bullgari, ndryshuan emrin në Geogenix BVnga Integreted Energy BV.

Por, mesa duket ndryshimi i emrit ka qënë vetëm për Hollandën, pasi në faqen zyrtare të internetit nuk ka ndryshuar asgjë. Por, ngelet ajo që ka qënë. Dhe atje lexohet qartë dhe kuptohet se kjo është një kompani e ndërtuar shpejt dhe thjeshtë dhe vetëm për të filluar aktivitetin në Shqipëri, e cila është reklamuar si një histori e re suksesi.

Në fakt historia fillon me Shqipërinë. Gjithçka është thënë në media, gjithçka është raportuar nga qeveria, gjithçka është thënë nga kryebashkiaku i Tiranës janë vetëm një gënjeshtër për opinionin public për të justifikuar 128 milion euro, me një proçedurë të dyshimtë, e cila ngre të gjitha akuzat e një afere të mbështetur nga politika ku janë përfshirë një zinxhir politikanësh, të cilët turpësisht nuk hetohen dhe nuk verifikohen nga asnjë institucion ligjzbatues në vend./ CNA.al

Artikulli i mëparshëmYlli Baka: “Më lini të fluturoj” kënga e tij për karantinën
Artikulli i radhësArrestohet Ilir Selmani, i dyshuari për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko