Në Nyon vazhdon të diskutohet mbi mundësinë e datave të zhvillimit tё ndeshjeve: Ndërkohë faza finale e Europa League thuhet se mund të zhvillohet më datë 26 gusht.
Londër: Ditën e martë më datë 21 do të mbahet takimi ndërmjet 55 Federatave anëtare, ndёrsa ditën e enjte më datë 23 pritet të mblidhet Komiteti Ekzekutiv i Uefas.Takime të rëndësishme, por jo vendimtare duke qenë se për përcaktimin e kalendarit të mundshëm të rifillimit të këtij kompeticioni të rëndësishëm, do jenë mjekët dhe politikanët ata që do të vendosin duke u bazuar në zhvillimet e situatës së Koronavirusit.Kuptohet se në Nyon, kështu siҫ ndodh në ҫdo Federatë kombëtare, vazhdohet që të diskutohet lidhur me datat e mundshme tё ndeshjeve. Sipas prestigjozes italiane “Telegraph” Uefa mendon që finalja e Champions League të zhvillohet më 29 gusht dhe tre ditë para finales së asaj do të zhvillohet Europa League.
Përpara se të zhvillohen ndeshjet ҫerekfinale më datë 28 dhe 29 korrik, fillimisht duhet të plotësohet kuadri i plotё i 8 skuadrave finaliste që prej momentit kur do të zhvillohet kthimi i ndeshjeve të 16 tave si ajo Juventus – Lion (0-1 ndeshja e kthimit), Manchester City – Real Madrid (2-1), Bayern Mynih-Chelsea ( 3-0) dhe Barcelona-Napoli (1-1).
Mbledhja e futbollit europian.
Lajmet e fundit lidhur me kampionatet kombëtare, Champions dhe Europa League do të vlerësohen në dy takimet europiane të thirrura nga Uefa javën e ardhshme. Ditën e martë më 21 prill do të zhvillohet paraprakisht një séance informuese për sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave anëtare dhe dy ditë më vonë, më 23 prill Komiteti Ekzekutiv do të zhvillojë një videokonference pёr tё diskutuar zhvillimet e fundit lidhur me impaktin e shkaktuar në futbollin europian nga epidemia vdekjeprurёse e Koronavirusit. “Uefa në një komunikatë shpjegon se, njoftime të tjera do të bëhen nëse do jetë e nevojshme, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv”.